Kosovë, 2 viktima dhe 783 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.186.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 783 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 268.156.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.473 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.955.968 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 952 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 259.409, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.561.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 80 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.111 doza të vaksinës. Deri më sot 824.372 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit