Kosovë, marrëveshje për përmirësim të furnizimit me energji elektrike

Mos i humb

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), për përmirësim në furnizimin me energji elektrike të bizneseve në Kosovë.

Në një konferencë të organizuar sot në AKB, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe sektorëve prodhues, u tha se AKB tash e mbi një dekadë ka shprehur në vazhdimësi shqetësimet rreth problemeve të komunitetit të biznesit në furnizim me energji elektrike.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ky memorandum është në të mirë të bizneseve, i cili përbën lehtësim që t’u krijohet ambient më i përshtatshëm investitorëve.

“Të gjitha problemet që kanë bizneset e ndryshme mund t’i adresojnë drejtpërdrejt në këto kompani por edhe tek AKB e cila do të delegojë një anëtar të përhershëm i cili do të merret vetëm me problem të energjisë elektrike në këto operatorë ekonomikë. Ngritja e bashkëpunimit do të jetë konkret dhe kjo me qëllim të rritjes së interesimit të investitorëve të ndryshëm të cilët shpesh kanë adresuar se një nga problemet në Kosovë është edhe furnizimi me energji elektrike”, tha Shahini.

Drejtori Menaxhues i KEDS, Alper Erbaş, tha se memorandumi do të rrisë bashkëpunimin e këtyre organeve në mënyrë që të përfitojnë bizneset.

“Me bashkëpunim të ngushtë ne do të zgjidhim problemet për një kohë shumë të shkurtër”, tha Erbaş.

Drejtori ekzekutiv i furnizimit i KESCO, Gökalp Cinbiş, tha se shpreson që nga bashkëpunimi i tyre bizneset në Kosovë do të ngriten në nivele më të larta.

“Shpresoj se do të rrisim nivelin e bashkëpunimit çdo ditë në një nivel më të mirë dhe bizneset në Kosovë do të marrin çdoherë e më shumë përfitime nga ky bashkëpunim”, tha Cinbiş.

Ky reagim i bizneseve është i lidhur me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it si dhe për mungesën e furnizimit të pamjaftueshëm të bizneseve, por edhe të qytetarëve me energji elektrike, si dhe dëmet e shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit