Kosovë, Projekt-ligji për demarkacionin në Komisionin për Punë të Jashtme

Mos i humb

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës shqyrtimi i Projekt-ligjit për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi kaloi në pauzë pasi u kërkua që ky projektligj të kthehet edhe një herë në Komisionin për Punë të Jashtme, që të ndryshojë tekstin e marrëveshjes në nenin 3.

Në tekstin e Projekt-ligjit me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja mes dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviç dhe raporti i Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi që ka karakter orientues.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj të shtunën kanë zyrtarizuar arritjen e konsensusit politik me LDK-në në lidhje me çështjen e projekt-ligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

LDK kërkonte që në pikën 1.2 të nenit 3 të këtij Projekt-ligji, ku shkruante “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit Shtetëror”, të shtohet fjala “si orientim”.

Komisioni për Punë të Jashtme është tërhequr për të shqyrtuar nenin në fjalë të projekt-ligjit me ndryshime ku pas një pauze të sillet në seancë.

Gjithashtu 63 deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për shmangien e afateve procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit, lidhur me projekt-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit