Papua Guinea e Re sërish goditet nga një tërmet i fuqishëm

Mos i humb

Një tërmet prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit mëngjesin e sotëm goditi bregun lindor të Indonezisë.

Agjencia për Menaxhimin me Emergjencat të Indonezisë tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në arqipelagun e Papuas në thellësi rreth 100 kilometra.

“Pas tërmetit, nuk ka rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para pas tërmetit, nuk pati viktima”, thuhet në deklaratë.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishën që në tre ditët e fundit goditi këtë pjesë të Paqësorit.

Arqipelagu i Papuas edhe të hënën u godit nga një tërmet prej 7.6 ballë sipas Rihterit. Besohet se të paktën 30 njerëz e kanë humbur jetën nga tërmeti dhe se një numër i madh ndërtesash janë dëmtuar, përfshirë shkollat ​​dhe xhamitë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Papua Guinenë e Re.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” dhe është në shënjestër të tërmeteve të shpeshta dhe aktiviteteve vullkanike.

Të paktën 230 mijë njerëz e humbën jetën në tërmetin prej 9 ballë sipas Rihterit që goditi bregun lindor të Sumatras në dhjetor të vitit 2004 duke shkaktuar një cunami të madh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit