Kosovë : Sërish rritje e të infektuarve me coronavirus, 72 raste në 24 orët e fundit

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,443 teste të kryera, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 305.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit