Kosovë : VV flet për takimin e Hotit në Bruksel

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron takimin e djeshëm të kryeministrit, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq si jo produktiv, duke vlerësuar se e vetmja gjë që doli në pah nga takimi i së enjtes është që Hoti e di gjuhën serbe.

Përmes një konference për medie, deputeti Artan Abrashi tha se kryeministri Hoti po zhvillon dialogun pa platformë dhe legjitimitet.

“Dialogu po zhvillohet pa platformë. Nga gjithë ai takimi i djeshëm doli në pah vetëm që Hoti flet gjuhën serbe. Zotëri Hoti nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën”, tha ai.


Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti në lidhje me situatën në vend, dhe menaxhimin që po i bëhet pandemisë Covid-19.

Pacolli ka thënë se hapja e menjëhershme e jo ashtu siç ishte planifikuar nga Qeveria Kurti, ka ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19.

Sipas saj qeveria Hoti apo siç e ka quajtur ajo ilegale, duhet ta kuptoj se pandemia do të qëndroj për një kohë të gjatë edhe në vendin tonë, andaj duhet të tregohet kreative në gjetjen e zgjidhjeve.

Sipas saj gjendja e jashtëzakonshme, ajo që po kërkon qeveria Hoti, nuk është zgjidhje

“Ajo që duhet të kuptoj qeveria ilegale sot se pandemia do të qëndroj për një kohë të gjatë. Shpallja e gjendja e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje, siç po ka dëshirë qeveria Hoti. Duhen politika të reja kreativitet për tu përshtatur në realitetin e ri, se si udhëtojmë, socializohemi, punojmë, duhet qasje e re dhe sjellje e re, ky normalitet i ri kërkon përgatitje, dhe mbi të gjitha kërkon qeveri të përgjegjshme që ofrojnë siguri dhe mbështetje te qytetarët”, tha Pacolli para gazetarëve.

Sipas saj mungesa e një qeverie të përgjegjshme pa hedhur përgjegjësi mbi të tjerët, ka rritur pasigurinë në mesin e qytetarëve dhe po dëmton solidaritetin shoqëror.

“Sot një pjesë e madhe e qytetarëve të zhytur në kredi e borxhe ndihen të pasigurt. Gratë dhe familje me të ardhura të ulëta janë ndikuar më së shumti. Mungesa e përkrahjes së bizneseve që të mbahen në këmbë e që ka rrezikuar mirëqenien e tyre dhe arsyetimi i lehtë se ishin të moshuar dhe kishin sëmundje përcjellje, na obligon dhe detyron të kujdesemi më shumë për të moshuarit”, theksoi Pacolli.

Ajo tutje ka kërkuar që të bëhet hapja e çerdheve në përputhje me masat mbrojtëse, dhe se shteti duhet të investoj në hapjen e çerdheve të reja

Pacolli mëtej ka thënë se një qeveri e përgjegjshme duhet të tregoj se çka do të ndodh me shkollat në shtator, aty ku nuk ka fare mundësi duhet të siguroj që fëmijët të mos mbesin jashtë mësimit online si dhe duhet të u ofrohet mbështetje.

“Duhet ndryshim radikal kjo qeveri ilegale nuk mundet të na udhëheq derejtë këtij normaliteti të ri”, theksoi ajo.


Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj qeverisë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19.

Sipas kësaj partisë opozitare virusi korona i ka dalë nga kontrolli qeverisë, siç po e quajnë ilegale.

Përmes një konference për medie, deputetja Fitore Pacolli tha se insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje.

“Insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje. Duhet zgjidhje të reja kreative që të bashkëjetojmë me virusin. Ky normalitet i ri kërkon përgatitje dhe qeveri të përgjegjshme”, tha ajo.

Ndërkaq, deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi tha se qeveria Hoti nuk ka vizion për menaxhimin e pandemisë Covdi-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit