Kosovë/ Zëdhënësi i qeverisë: Vitia s’ka pasur arsye të refuzojë nënshkrimin e kontratës me Pfizer

Mos i humb

Zëdhënësi për media në Qeverinë e Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve në media së ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar nënshkrimin e ardhjes se 500 mijë vaksinave nga Pfizer.

Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nuk ka pasur asnjë motive që ministri Vitia të mos e nënshkruajë kontratën.

Lajmin për të e ka quajtur “të motivuar dhe dashakeqes”.

“Meqë nuk ka motiv nga Vitia për te refuzuar vaksinat atëherë lajmi për të është i motivuar e dashakeq. Ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm në ketë situate kaq të ndjeshme dhe të rënduar për shëndetin publik, përfshire gazetarët që mbajnë përgjegjësinë e informimit të drejtë të qytetareve” pohoi ai.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitija, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë.​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit