Kotzias: Brenda pak ditësh zgjidhen problemet në negociatat me Maqedoninë

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, tha se beson që problemet në negociatat për mosmarrëveshjen rreth emrit me Maqedoninë do të zgjidhen brenda pak ditëve në vijim.

Në një intervistë për televizonin shtetëror grek ERT, Kotzias theksoi se i kanë kushtuar vëmendje dhe durim çështjes së negocitave, të cilat, sipas tij, në përgjithësi nuk kanë shkuar në vijë të drejtë dhe janë shoqëruar me batica dhe zbatica.

“Unë kam besimin se problemet do të zgjidhen brenda pak ditëve në vijim”, u shpreh Kotzias, duke shtuar se qeveria e Maqedonisë është e vetëdijshme për disa vështirësi.

Po ashtu, shefi i diplomacisë greke tha se nga pesë alternativat e propozuara nga ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, “Maqedonia e Re”, Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Veriut” janë ende në tryezën e bisedimeve.

Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët ka thënë se janë pranë një zgjidhjeje të mundshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit