Stoltenberg: NATO nuk po përpiqet të izolojë Rusinë

Mos i humb

 

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se izolimi i Rusisë nuk është një qëllim që aleanca është duke ndjekur, duke shtuar se NATO do të vazhdojë “të përpiqet për një marrëdhënie më të mirë” me Moskën.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg tha se ndaj Rusisë është e nevojshme qasja e “unitetit” dhe “vendosmërisë”.

Shefi i NATO-s theksoi se presidenti Gjukanoviç dhe ai theksuan rëndësinë e asaj që, siç tha ai, “ne e quajmë qasje të dyfishtë ndaj Rusisë”.

“Ne duhet të jemi të fuqishëm, duhet të jemi të bashkuar, duhet të jemi të vendosur dhe duhet të reagojmë kur Rusia shkel rregullat ndërkombëtare, për shembull, shkeljen e sovranitetit, integritetit territorial të një fqinji si Ukraina apo kur Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike apo përpjekjet për të ndërhyrë në proceset tona demokratike të brendshme, siç kemi parë në disa vende aleate të NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

– NATO do të patrullojë

Sot, më 5 qershor, NATO shënon përvjetorin e parë të anëtarësimit të Malit të Zi në aleancë.

Stoltenberg tha se nesër NATO do të fillojë patrullat e kontrollit ajror mbi Malin e Zi, duke përdorur avionë luftarakë të aleancës nga Italia dhe Greqia.

“Ky mision paqeje do të garantojë sigurinë e qiejve tuaj. Qoftë nga avionët civilë apo ushtarakë në vështirësi ose nga ndonjë kërcënim tjetër”, tha Stoltenberg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit