KPK pezullon prokurorin Agron Pali, mangësi në kriterin profesional

Mos i humb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin dhe plotësimin e formimit profesional për prokurorin Anton Pali, i cili ushtron profesionin në organin e akuzës në Durrës.

Këtë të premte, togat e zeza të KPK njoftuan vendimin e marrë pas seancës dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë me subjektin e rivlerësimit Agron Pali. KPK vlerësoi pozitivisht kriterin e pastërtisë së figurës dhe pasurisë, por identifikoi disa problematika lidhur me kriterin profesional.

Procesi i vetingut për prokurorin Pali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brundila Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit