Domate të Mbushura – Nga Tradita e Shijshme e Nënave Shqiptare

Mos i humb

Domatet dhe Specat e Mbushura me Oriz e Mish të Grirë

Përbërësit

  • 5-6 kokrra të mëdha domate
  • 9-10 speca
  • 2 kokrra mesatare qepë
  • 3 filxhanë kafeje oriz
  • 1 filxhan çaji mish i grirë
  • kripë, piper
  • 1 tufë majdanoz
  • 2-3 kokrra mesatare domate për sipër
  • Disa thelpinj hudhër

Përgatitja

Domatet zgjidhen në formë të rregullt, të pjekura e të forta, lahen, u pritet kapaku nga bishti, hiqen farat, i gërryhet mesi dhe rreshtohen në tepsi.

Specat zgjidhen me tul dhe të mëdha, lahen, u pritet bishti në formë kapaku, u hiqen farat. Vendosen në tepsi një radhë me domate e një me speca.

Në një enë me yndyrë kaurdiset qepa e grirë hollë. Hidhet mishi dhe hudhrat e grira, kaurdiset sa të mbetet me yndyrën e vet.

Shtohen zemrat e domateve të grira hollë.

Vazhdohet kaurdisja, hidhet kripë, piper, ujë dhe zihen 10-15 minuta, shtohet orizi i pastruar e i larë dhe zihet për gjysmë.

Shtohet majdanoz i grirë dhe mbushen domatet e specat por jo plot, pasi gjatë zierjes orisi shton dhe mbushja del jashtë.

Në fund i hidhen domatet e grira hollë, kripa, lëngu i mishit ose ujë dhe piqen në furrë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit