Krerët e shtetit urojnë marrëveshjen Shkup-Athinë

Mos i humb

Krerët e shtetit të Kosovës kanë uruar për arritjen e marrëveshjes Maqedoni-Greqi për zgjidhjen e kontestit rreth emrit shtetëror të Maqedonisë, duke e quajtur këtë si model inkurajues për të gjithë popujt në rajon.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”, shkruan Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit