Kreu i BioNtech: Do prodhojmë dy miliardë doza të vaksinës gjatë këtij viti

Mos i humb

Kompania gjermane farmaceutike “BioNtech”, që ka zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit së bashku me kompaninë amerikane Pfizer kanë njoftuar se pret që deri në fund të vitit të prodhojë dy miliardë doza.

Sipas Reuters, Ugur Sahin drejtori ekzekutiv i kompanisë BioNtech ka thënë se katër fabrikat për prodhimin e vaksinës së shpejti do të fillojnë punën në SHBA dhe tri tjera në Evropë, duke dyfishuar numrin e dozave të prodhuara gjatë këtij viti.

Kompania ka bërë të ditur se do të gjej mënyrën që vaksinën ta marrin sa më shumë persona, në mesin e të cilëve ka shumë gra shtatzëna dhe fëmijë.

Deri më 10 janar, BioNtech thotë se ka prodhuar 33 milionë doza të vaksinën që është treguar 95% efektive gjatë testeve klinike të kryera më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit