Zvicër: Pushuesi britanik infekton 30 veta me variantin e ri të virusit

Mos i humb

Dhjetë infeksione të reja me koronavirus janë regjistruar në Wengen brenda 24 orësh. Drejtoria Shëndetësore e Bernës e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Berner Zeitung të martën pasdite.

Destinacioni i njohur turistik në Kantonin e Bernës tashmë ka pasur 70 raste infeksioni që nga Krishtlindja.

Kjo përbën një shifër të madhe për një fshat me vetëm rreth 1000 banorë.

Menschen mit Schutzmasken in der Parsenn-Bahn, aufgenommen zum Start der Skisaison, am Sonntag, 25. Oktober 2020, in Davos. Das Skigebiet Davos Klosters startet den Wochenendbetrieb. (KEYSTONE/Gian Ehrenzeller)

Por, numri i njerëzve që qëndrojnë në këtë lokalitet gjatë dimrit rritet ndjeshëm nga prania e entuziastëve të sporteve dimërore.

Gjithashtu është bërë e njohur se rreth 30 infeksione të kurorës mund t’i atribuohen një turisti të vetëm britanik.

Autoritetet besojnë se personi në fjalë ka sjellë mutacionin shumë ngjitës britanik të koronavirusit në Wengen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit