Ai shpjegoi se për këtë qëllim do të mbahet një forum ditën e nesërme për ndarjen e ideve.

“Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare.

Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë.

Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve.

Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum.

Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës.

Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh.

Vota nuk do manipulohet më. Do kërjkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.