Krijesa më e fortë e Zotit

Mos i humb

KRIJESA MË E FORTË E ZOTIT

NJË BURRË I MENÇUR U PYET NJË DITË:”KUSH ËSHTË KRIJESA MË E FORTË E ZOTIT?”

AI U PËRGJIGJ:”KUR PASHË HEKURIN, MENDOVA SE HEKURI ËSHTË KRIJESA MË E FORTË E ZOTIT. POR KUR PASHË ZJARRIN, QË E SHKRINTE HEKURIN, MENDOVA SE ZJARRI ISHTE KRIJESA MË E FORTË E ZOTIT.

MANDEJ, PASHË QË ZJARRIN E SHUANTE UJI, GJË E CILA MË BËRI TË BESOJ SE UJI ËSHTË KRIJESA MË E FORTË E ZOTIT. POR, PASHË QË RETË E MBARTNIN UJIN NGA NJË VEND NË NJË TJETËR DHE BESOVA SE RETË ISHIN KRIJESA MË E FORTË E ZOTIT.

Më vonë, pashë se era i transporton retë nga një vend në një tjetër, kështu besova se retë ishin krijesa më e fortë e Zotit.
Më vonë, pashë se malet nuk lëkundeshin fare nga erërat, sado të forta qofshin. Kështu, i binte që malet të ishin është krijesa më e fortë e Zotit.

Pastaj, pashë njeriun i cili qëndronte para maleve dhe pak e nga pak, i çante dhe i gdhente sipas dëshirës. Kjo më bëri të besoj se njeriu ishte krijesa më e fortë e Zotit. Por, pashë se ajo që e gjunjëzonte njeriun, ishte pikërisht gjumi, kështuqë besova se gjumi ishte krijesa më e fortë e Zotit.

Duke medituar rreth gjumit, kuptova se më e fortë se gjumi, ishte stresi dhe shqetësimet e shumta. Me vete, mendova se stresi dhe shqetësimet ishin krijesa më e fortë e Zotit.

Falë meditimit dhe studimit, kuptova se stresi dhe shqetësimet kanë si vatër zemrën, për rrjedhojë, i binte që zemra të ishte krijesa më e fortë e Zotit.

Por, më vona kuptova se këtë zemër, e qetësonte dhe relaksonte përmendja e Zotit, prandaj, krijesa më e fortë e Zotit, ishte pikërisht përmendja e Tij.

“Ata që besuan dhe u qetësohen zemrat me përmendjen e Zotit, e si të mos qetësohen zemrat me përmendjen e Zotit”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit