Krim i rëndë në familje/ Djali masakron me thikë babain, më pas vritet nga binjaku i tij

Mos i humb

Krim i rëndë në familje në Mitrovicë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm.

Burimet bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviç, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se teksa ndërhynte për të ndihmuar babain e tiij, ka vrarë vëllain binjak.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital pasi gjendja e tij ishte kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Mediat kosovare pohojnë se vëllezërit binjakë janë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërkohë babai i tyre ishte avokati Millan Bigoviq.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport.

Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit