Kritikohet Berset, pasi krahasoi Omicron-in me gripin

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, po kritikohet për krahasimin e Omicron-in me gripin sezonal.

Virologu i shquar zviceran, Andreas Cerny, thotë se dërgon mesazhin e gabuar dhe mund të kërcënojë fushatën përforcuese.

Javën e kaluar në një konferencë për shtyp Berset tha se vaksina do të thotë se Covid tani është më i menaxhueshëm se gripi.

Cerny thotë se deklarata është një gabim komunikimi dhe Berset ka qëlluar veten në këmbë. Ai thekson se Omicron është shumë më i transmetueshëm se gripi dhe kështu infekton shumë më tepër njerëz.

Ai gjithashtu thotë se ne nuk dimë mjaftueshëm për ndikimin afatgjatë te ata që e kapin atë, shkruajnë mediat zvicerane.

Cerny thotë se komentet mund të ngrenë pyetje në lidhje me dobinë e përforcuesit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit