Kritiku i Kremlinit lë spitalin

Mos i humb

Anija turke futet në zonën e Rodos, Greqia kërcënon hapur: Do marrim vendime ekstreme

Navtex i ri i Oruc Reis u lëshua mbrëmjen e së mërkurës vonë nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24...

Bie lehtë numri i të infektuarve me Covid-19, regjistrohen 288 raste të reja dhe 3 humbje jete

Ka shënuar rënie të lehtë numri i të infektuarve me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 288...

Zhvillimi i rrjetit 6G tashmë ka filluar, kurse ne nuk e kemi ende rrjetin 5G

iPhone i ri që mbështet rrjetin 5G u prezantua disa ditë më parë, por CEO i AT&T beson se Apple nuk duhet...

Të mësosh gjatë pandemisë në Napoli, rrugicat e ballkonet zëvendësojnë klasat

Të bërtiturat në rrugët apo ballkonet, e qytetit të zhurmshëm të Napolit nuk janë asgjë e re, por tani edhe mësuesit dhe...

Gjendja shëndetësore e aktivistit të opozitës ruse Alexei Navalny është stabilizuar dhe mjekët vendosën që ai të lërë spitalin. Megjithatë, pas konfirmimit të helmimit me agjentin nervor noviçok, mjekët e kanë të pamundur të vlerësojnë pasojat afatgjata për shëndetin e tij.


Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka lënë spitalin Charite në Berlin ku u trajtua pasi u helmua në Rusi me agjentin nervor noviçok. Ai ra në koma ndërsa gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë dhe më pas u dërgua në Berlin.

“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor. Bazuar në përmirësimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë i tij është i mundur. Megjithatë, është ende shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Qeveria gjermane tha se analizat e zhvilluara në disa vende europiane, treguna se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok dhe Perëndimi kërkoi njëzëri shpjegime nga Rusia.

Por Moska tha se është ende herët dëshmuar prova të një krimi dhe ka refuzuar të hetojë rastin. Gjithashtu qeveria ruse mohon çdo përfshirje në helmimin e aktivistin të opozitës ruse.

Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një shpjegim “të shpejtë ” nga Moska për helmimin e Aleksei Navalny.

“Ne nuk do të tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Europë, në Rusi ose në Siri”, tha Macron ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Më herët kancelarja gjermane Angela Merkel dhe të tjerë udhëheqës europianë e amerikanë kanë kërkuar që Rusia të japë përgjigje për këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Forcat turke arrestojnë 33 të dyshuar të FETO-s në gjithë vendin

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot 33 persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të...

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur...

Aeroplani “përshëndet” çiftin e ri me një “grusht” ujë

Momenti kur seti fotografik i një çifti të ri është shkatërruar nga një aeroplan, është kapur në kamera. Priscila...

E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan si Gjyqtare e Gjykatës Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër....

970 qytetarë u ndëshkuan për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shpërndarjen e tiketave në bazë të ligjit anti-COVID. Gjatë 24 orëve të...