Kryebashkiakja e liroi nga detyra, Gjykata e Durrësit hedh poshtë vendimin e Emiriana Sakos për ish-nënkryetarin e bashkisë

Mos i humb

Gjykata Administrative e Rrethit gjyqësor Durrës, ka hedhur poshtë vendimin e kryebashkiakes Emiriana Sako për të liruar nga detyra ish-nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.

Braho tha se gjykata vendosi në favor te tij duke konsideruar shkelje te kontratës shkarkimin e Nënkryetarit Arber Braho.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm.

Ndërkohë, vendimi nuk është zbardhur ende.

Kujtojmë se më 9 nëntor 2021, kryebashkiakja Emiriana Sako liroi nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.

Arber Braho akuzoi kryetaren e bashkise Emirjana Sako si kukull e  ish kryetarit Vangjush Dako

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit