Kryebashkiaku i Lezhës takohet me operatorët turistikë në prag të çeljes së sezonit

Mos i humb

Në takimin e zhvilluar me operatorët turistikë në prag të çeljes së sezonit, kryebashkiaku Pjerin Ndreu është treguar i ashpër ndaj bizneseve që operojnë në territorin e bashkisë

Ndreu pati tone të ashpra dhe për ndërtuesit dhe sigurinë teknike, gjithashtu ndaloi procesin e ndërtimit gjatë sezonit. Gjithashtu një pikë kyçe ishte dhe menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik dhe monitorimi i tyre me kamera.

Ndreu vendosi edhe një afat për aplikimin për stacionet e plazhit duke iu dhënë atyre pesë ditë kohë ndërsa tha se këtë vit taksa është shtuar me 1000 lekë.

Ndërkohë kryetari i dhomës së tregtisë Pashko Paloka, nuk ra dakord me kryebashkiakun Ndreu, sa i takon procesit të ndërtimit pasi dëmton jo vetëm këtë sektor por prek forcën punëtore.

Ndërkohë operatorët turistikë shprehen optimiste se çelja e sezonit më një mars do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit i cili prej dy vitesh i ka munguar Shëngjinit si shkak i pandemisë.

Në fund të diskutimit me operatorët turistikë u prezantua dhe një projekt virtual që bën reklamimin e bizneseve në 3D dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në Google.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit