Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, udhëtoi në Izrael për të takuar homologun e tij Gabi Ashkenazi, me të cilin do të bisedojë për turizmin dhe rreth tensioneve në Mesdheun Lindor.
Sipas mediave lokale izraelite Dendias pas takimit me Ashkenazi, do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Mediat raportuan se Dendias me zyrtarët izraelitë do të diskutojë për turizmin dhe tensionet në Mesdheun Lindor.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme izraelite, e cila u publikua para vizitës së Dendias, theksohet se Izraeli ndjek nga afër zhvillimet në Mesdheun Lindor.


