Kryemadhi merr fjalën në Konventën e PL, replikon me Metën

Mos i humb

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, nga ku ka theksuar se i qëndron fortë propozimeve të saj.

Kryemadhi u shpreh se kërkon që të ketë një buxhet të veçantë për gratë dhe vajzat kandidate nga PL.

Po ashtu ajo u ndal edhe te nepotizmi, i cili ka qenë kryefjalë e Ilir Metës, kreut të PL, por edhe bashkëshortit të Kryemadhit.

Kjo e fundit u shpreh se kërkon që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm, pasi në një parti politike ka të bëjë meritokracia.

“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë.

Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat.

Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi,

Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit