Kryeministri i Japonisë uron presidentin Erdogan për fitoren në zgjedhje

Mos i humb

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për suksesin e arritur në zgjedhje.

Kryeministri i Japonisë ka uruar presidentin Erdogan për fitoren në zgjedhje duke i dërguar një mesazhi urimi. “Ndiej një gëzim të madh për fitoren e jashtëzakonshme të arritur nga ju në zgjedhjet presidenciale të realizuara kësaj here”, thuhet në mesazhin e kryeministrit japonez.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Japonisë shpreh urimet më të sinqerta shkëlqesisë suaj për rizgjedhjen president i Republikës së Turqisë”, thotë Abe.

Ai ka shtuar se: “Kam një gëzim të madh që mund të bashkëpunojmë me shkëlqesinë tuaj edhe pas kësaj. Ndiej një gëzim të madh që marrëdhëniet e forta miqësore e historike në mes të Japonisë dhe Turqisë po zhvillohen në mënyrë të rregullt me vizitat e mia në vitin 2015 në Turqi, vizitën e shkëlqesisë suaj në të njëjtin vit në Japoni, si dhe më pas me samitin tonë”.

“Mendoj që edhe pas kësaj, së bashku me shkëlqesinë tuaj, të zhvillojmë në mënyrë të fuqishme marrëdhëniet në fusha të shumta si në ato politike, ekonomike e kulturore”, thotë Abe.

Kryeministri japonez po ashtu ka vënë në dukje dëshirën e tij që duke bashkuar forcat me Turqinë, e cila sipas tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në komunitetin ndërkombëtar, të kontribuojnë së bashku në paqen dhe mirëqenien e rajonit dhe të botës. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit