Guven: Janë numëruar të gjitha fletëvotimet nga vendi dhe jashtë

Mos i humb

Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi, Sadi Guven njoftoi se Komisioni ka përpunuar 100 për qind të fletëvotimeve nga vendi dhe nga jashtë dhe të gjitha rezultatet u janë dërguar të gjitha partive politike.

Në fjalimin e shkurtër para gazetarëve në selinë e YSK-së, Guven tha se numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar dhe se të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së dilës i kanë marrë rezultatet për shqyrtim.

Ai dje paralajmëroi se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve YSK do t’i shpallë më 5 korrik.

Sipas rezultateve preliminare, në bazë të 99.99 për qind të votave të numëruara, Recep Tayyip Erdogan ka fituar në zgjedhjet presidenciale me 52.5 për qind të votave, ndërsa Alanca Popullore, që kryesonte Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti), në zgjedhjet parlamentare fitoi 53.6 për qind të votave./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit