Kryeministri i pakënaqur me bërllogun, e quan turp të Kosovës

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e ambientit në vend, ndonëse kanë marrë veprime.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, pjesë e së cilës është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Sipas Haradinajt është koha e fundit që duhet të kuptohet rëndësia e ambientit për jetën.

“Një punë qe dua ta them sot dhe shpresoj se edhe Albena Reshitaj  do të më ndihmojë së bashku me BE, KFOR-in, FSK-në e policinë, në vjeshtë ta bëjmë një pastrim gjeneral kudo nga mbeturinat që janë hedhur në këto 20 vite dhe këto janë turpi Kosovës, kam pas dëshirë ta bëjmë në pranverë por në vjeshtën e vonë nga shtatori  deri në dhjetor kur bie vegjitacioni duhet me i largu ato mbeturina”, tha Haradinaj.

Natalia Apostolova duke shprehur vazhdimin e përkrahjes BE-së për  Kosovën me qëllim të përmirësimit të ambientit përcolli tri mesazhe, përcjell KosovaPress.

Në këtë konferencë ajo po ashtu tha se  Kosova duhet që të ndryshojë përceptimin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit.

” BE është investuesi më i madh në Kosovë. Më shumë se 15 milionë euro para të taksapaguesve janë investuar në 10 vitet e fundin në mjedisin. Kjo është njëra prej brengave më të mëdha që politika e energjisë në Kosovë duhet të vendoset në një kontekst më të gjerë dhe plan konkret”, u shpreh ajo.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj  tha se synim kanë përmirësimin e gjendjes në mjedis fuqizimin e planifikimit hapësinor, rritjen e qasjes së banimit të përballueshëm, fuqizimin e inspektoratit.

Ajo tutje shtoi se si ministre i ka vënë vetës mision që të pastrojë dhe të gjelbëroj vendin dhe për këtë ajo kërkoi rritje të buxhetit.  /KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit