Kryeministri “kritikon” vlonjatët: Nëse hidhni plehra përzini turistët, investimi ynë ndryshoi Lungomaren, kjo do të përsëritet edhe në…

Mos i humb

Kryeminsitri Edi Rama, ishte sot në Vlorë, ku mori pjesë në një konferencë Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.

Rama ka theksuar nevojën që ka për qytetin dhe turizmin e atij vendi, mbajtja pastër e mjedisit.

Ai “kritikoi” qytetarët me faktin se çdokush që hedh rrugës mbeturinat, ka kontribuar në përzënien e turistëve të cilët kishin ardhur për të pushuar në atë qytet dhe i ka hequr qytetit të tij të ardhura nga duart.
Kryeministri ka theksuar se me investimet e kryera në Lungomare, tashmë pasuritë e patundshme të qytetarëve kanë marrë vlera që nuk ishin menduar më parë se do t’i kishin, si dhe ka premtuar se e njëta gjë do të ndodhë edhe në lumin e Vlorës.

“Në një mjedis ku e bukura ka rrezatim ndryshon raporti i njeriut me tjetrin, i njerëzve me rregullat, zbatimi i rregullave bëhet shumë më i thjeshtë, njerëzit bëhen më të predispozuar të zbatojnë rregullat, i njerëzve me higjenën dhe pastërtinë aty ku mjedisi është i pastër dhe ku ka rrezatim pozitiv të së bukurës. Janë shumë më të gatshëm të shpenzojnë dhe rritet konsumi dhe vlera e pronës.

Fitet për Lungomaren në aspektin estetik dhe kënaqësisë që krijon, por në fakt përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken, njerëzit që kanë prona atje janë më të pasur sot.

Investimi i ka bërë njerëzit më të pasur. Pasuria e patundshme është rritur në nivele që nuk mund të mendohej kur Lungomare ishte një zonë me gropa e baltë, me dyqane thjeshtë vitrina me lajmërime për shtije por si blinte askush. Sot është krejt tjetër.

Në Kume ku para pak kohe duket të futeshe me çizme, është çështje pak vitesh ku shtëpitë do jepen me qera për pushuesit, do kenë turistë të huaj.

Zona po del në dritë me investim të konsiderueshëm për investime në nivel bashkie. Vlora sot po hyn në një fazë kur nevoja për shtretër dhe akomodim do të rritet në pikën e një krize shumë të madhe. kush ka dhe do ketë shtretër në Vlorë do vijojë të rrisë çmimet.

Unë kam parë dhe mund të ndodhi të shohim qytete të bukura por të varfra, por nuk ndodh një qytet i shëmtuar që të jetë i pasur. Kjo nuk ekziston. Pastërtia në një vendbanim është një nga komponentët e domosdoshëm për të rritur ekonominë e atij vendi.

Duke ndërtuar në mënyrë të shëmtuar dhe të kuturushme, krijojmë mbase më shumë hapësirë për të jetuar brenda shtëpisë po bllokojmë mundësinë për zhvillim për gjeneratat e tjera.

Shembull për pastërtinë dhe rrezatimi i së bukurës.

Vlonjatët duhet të kuptojnë se kanë diçka shumë të rëndësishme në dorë, mos hedhin pluhurat në tokë, gjitha shqiptarët por këtu potenciali është i jashtëzakonshme. Për një turizëm të suksesshmë nuk mjaftojnë infrastruktura, palmat dhe ndriçimi por duhet i zoti i vendit. që është banori. nëse e konceptojmë qytetin si shtëpinë tonë. nëse kur dalim nga muret e shtëpisë ndejejmë të njejtën përgjegjësi për pastërtinë si në shtëpinë tonë.

Kush hedh plehrat përzë turistët që e shohin atë plehër, të gjithë me plehra të hedhur kanë kryer gjatë të gjithë ditës aktin e përzënies të të gjithë atyre që i panë plehra dhe kur kthehen në vendet e tyre lavdërojnë natyrën por evidentojnë problemet e tjera.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit