Kryeministri libanez vizitë në Arabinë Saudite, hera e parë pas dorëheqjes

Mos i humb

Kryeministri libanez Saad Hariri mbërriti sot në Arabinë Saudite për vizitën e tij të parë zyrtare që kur dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, të cilën e paralajmëroi nga Rijadi.

Nga kabineti i kryeministrit libanez paralajmëruan se me Haririn do të takohen mbreti saudit Selman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës Muhamed bin Selman.

Në nëntor të vitit të kaluar Hariri në mënyrë befasuese paralajmëroi dorëheqjen nga Arabia Saudite gjatë vizitës në këtë vend.

Më vonë u tërhoq nga dorëheqja në mes të një vale akuzash të zyrtarëve libanezë se Arabia Saudite e ka detyruar që të japë dorëheqje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit