Kryeministri spanjoll në Tiranë: Përkrah vullnetin europeist të vendeve të Ballkanit

Mos i humb

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka garantuar dhe njëherë mbështetjen e Spanjës për integrimin europian të vendit dhe gjithë Ballkanit.

Në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama, Sanchez tha se agresioni rus tregoi se sa e fortë është Europa.

“24 shkurti nga i ndryshoi hapat. Rusia vuri në dyshim jo vetëm integritetin territorial të Ukrainës. Kjo Evropë nuk do i ndryshojë kurrë vlerat që na bashkojnë.

Kjo luftë ka treguar se sa i fortë është BE. E përkrah vullnetin europeist të vendeve të Ballkanit.

Uroj që rruga pasionante që ka filluar Shqipëria drejt BE-së të jetë e suksesshme.

Në Spanjë, në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, nuk mund të konceptohej Europa pa Portugalinë dhe Spanjën. Tani është e njëjta gjë për Ballkanin.

Është e mirë ideja për këtë komunitet politik europian, ku kemi mundësi të flasim”, tha Sanchez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit