Kryeministri turk do të vizitojë Spanjën

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim më 24 dhe 25 prill do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Spanjë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Gjashtë Ndërqeveritar Turqi-Spanjë.

Në një komunikatë nga Zyra për Shtyp e Kryeministrisë së Turqisë thuhet se Yıldırım do të vizitojë Spanjën me ftesë të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy.

Krahas Rajoy, Yıldırım do të takohet edhe me kryetaren e Kongresit të Deputetëve Ana Pastor, si dhe do të pritet në takim nga mbreti i Spanjës Felipe i Gjashtë.

Gjatë takimeve, përveç marrëdhënieve Turqi-Spanjë, do të diskutohen hollësisht edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare në agjendën e përbashkët të të dy shteteve.

Kryeministri Yıldırım po ashtu do të takohet me biznesmenët turq dhe spanjollë me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Nueva Economia, i cili vlerësohet si një pikë e rëndësishme reference për politikanët, komunitetin e biznesit dhe qarqet diplomatike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit