Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, më në fund ka zyrtarizuar diçka me partnerin e saj të hershëm.
Një gazetar me sy të mprehtë, kishte hulumtuar më tej dhe në fund kishte pyetur zyrën e kryeministres për këtë. Zëdhënësi i saj më pas kishte konfirmuar se çifti ishte fejuar ditën e pashkës.
Vitin e shkuar, Ardern lindi fëmijën e parë të çiftit, një vajzë të quajtur Neve te Aroha. Më herët, këtë janar, Ardern ishte pyetur nga BBC nëse ajo do t’i propozonte ndonjëherë partnerit të saj.
“Jo, unë nuk do t’ia kërkoj. Nuk dua ta nënshtroj atë ndaj dhimbjes dhe torturës përse nuk e bëri atë pyetje vetë”, tha ajo.
Ardern është liderja e dytë që lind një fëmijë ndërsa është në detyrë. E para ka qenë e ndjera Benazir Bhuto, kryeministre e Pakistanit.


