
Katër kryetarët e komunave të Kosovës që udhëhiqen nga serbët kanë bojkotuar konferencën përmbyllëse të Kampanjës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Janë po këta katër kryetaret që kanë paraqitur dorëheqjet tek kryeministri Ramush Haradinaj, dorëheqje këto të cilat nuk janë miratuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndonëse të dorëhequr, kryetarët e komunave serbe, janë respektuar nga Institucionet e Kosovës dhe janë ftuar mysafirë në eventin e sotëm të përfundimit të Kampanjës “Ta pastrojmë Kosovën”, por këta të fundit nuk u duken fare aty duke lënë vendet e te rezervuara për ta të zbrazëta.
Kosova Post ka kontaktuar me organizatoret e konferencës përmbyllëse të cilët kanë bërë të ditur se kryetaret serb kanë konfirmuar mospjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se ata nuk janë me kryetar të këtyre komunave
“Po na e kanë konfirmuar që nuk vijnë, sepse nuk e shohin veten më kryetar të atyre komunave. Ne i kemi respektuar dhe i kemi ftuar si bashkëpjesëmarrës të kësaj kampanje “Ta pastrojmë Kosovën” tha Luan Hasanaj.


