Kryevirologu amerikan: Pa u vaksinuar nuk arrihet imuniteti i tufës

Mos i humb

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci deklaroi se ‘Një vaksinë Covid-19 mund të mos arrij të japë imunitet e tufës në Shteteve të Bashkuara nëse një numër i madh njerëzish, siç edhe duket, refuzojnë të vaksinohen.”

Fauci tha se vaksina e pritshme anti Covid mund të jetë efektive 70-75%, por nëse kësaj shkalle jo të plotë të mbrojtjes i shtohet fakti se shumë amerikanë nuk kanë qëllim të vaksinohen, në SHBA do të jetë e vështirë të arrihen nivele të imunitetit të mjaftueshëm për t’u zbutur pandeminë.

Siç dihet, provat klinike të tre vaksinave që aktualisht po studiohen në vend me mbështetjen e qeverisë amerikane, do të fillojnë në tre muajt e ardhshëm.

 “Rezultati më i mirë që kemi arritur ndonjëherë ishte me vaksinën e fruthit, e cila është 97-98% efektive,” – shpjegoi Fauci, i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Sipas një studimi të kryer nga CNN muajin e kaluar, një e treta e amerikanëve nuk kanë plan të vaksinohen, edhe pse vaksina do të jetë në dispozicion me kosto të ulët. Për këtë arsye, Fauci beson se “nuk ka gjasë” që një vaksinë efektive 70-75% e administruar vetëm në dy të tretat e popullatës do t’i japë vendit imunitet kundër infeksionit të koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit