Kubë, mbi 100 të vdekur gjatë rrëzimit të avionit

Mos i humb

 

 

Në Boeingun 737 që u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga aeroporti “Jose Marti” në Havanë të Kubës humbën jetën mbi 100 pasagjerë, ndërsa tre persona kanë mbijetuar.

Tre persona janë shpëtuar nga mbetjet e avionit dhe janë transferuar në spital ku luftojnë për jetën.

Boeing 737, në pronë të Cubana de Aviaciona, u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga aeroporti.

Dëshmitarët e fatkeqësisë u treguan gazetarëve se pas rrëzimit të avionit është parë një re e madhe e tymit të zi.

Televizioni shtetëror kubanez më vonë theksoi se në avionin ekuipazhi ka qenë nga jashtë, si dhe pasagjerët.

Shkaku i rrëzimit të avionit tani për tani nuk dihet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit