Kufijtë, Bosnja i reagon Bërnabiçit

Mos i humb

Anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka reaguar rreth deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila, duke folur për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se “me sa duket kufijtë janë në tryezë dhe tani për dikë (Kosovën e Shqipërinë) lejohet, ndërsa për Republikën Serbe jo”.

Sipas tij, kufijtë e Bosnjës assesi nuk mund të vihen në pikëpyetje, pavarësisht asaj se çfarë ndodhë në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë.

Zyrtari boshnjak ka shtuar se zyrtarë shtetërorë në Serbi nuk duhet të mendojnë se duke destabilizuar Bosnjën dhe duke eksportuar problemet e tyre, do të forcojnë pozicionin e tyre negociues.

“Përse mendojnë se politika e viteve të ’90-ta do të jepte rezultate tjera sot? Për çfarë arsye me deklarata të tilla e fusin shtetin në konflikte të panevojshme verbale me BeH-në? Në vend të të orientohen kah bashkëpunimi, integrimi euro-atlantik e stabilizimi i rajonit, ata tentojnë të tërheqin paralele të mjegullta mes pjesëve të BeH-së e Kosovës”, ka thënë ai, raporton“Avaz”.

Komshiq theksoi se integriteti, e posaçërisht, kufijtë e Bosnje e Hercegovinës, janë të padiskutueshëm.

Ai i tha Bërnabiqit se “Bosnja nuk ndërhyn në raportet tuaja me Kosovën e Shqipërinë”, prandaj, në marrëdhëniet e ardhshme, “dëshirojmë që të ndaloni së luajturi me Bosnjën e Hercegovinën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit