“Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”, Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram me fjalët e profetit Muhamed

Mos i humb

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Në kërkim për përdhunim, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Shkodër – Një 35-vjeçar është arrestuar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në qytetin e Shkodrës për shkak se ishte shpallur në kërkim...

Asociacioni komplikon vazhdimin e dialogut

Bashkimi Evropian po vazhdon përpjekjet për të siguruar zhvillimin e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar këtë mbrëmje të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit!

Ndërsa këshillon që gjatë festimeve besimtarët të zbatojnë masat kundër Covid 19, Presidenti citon edhe profetin Muhamed.

“Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.

STATUSI I PLOTE
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë.
Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë.
Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët.
Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë.
Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur.
Në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë.
Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.
Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj:
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO NDODHEN!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung Galaxy A72 vjen me 5 kamera

Telefoni inteligjent i mesëm do të marrë një tele-kamerë shtesë me zmadhim optik 3x. Samsung supozohet të instalojë një...

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik (AA). Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që...

Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes...

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve pa kushte, pritet vendimi nga qeveria

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa tampon të detyrueshëm. Me rënien e rasteve të COVID-19 ditët e fundit,...

Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western...