Kurti: Kosovës i duhet demokraci, drejtësi e zhvillim që të ketë paqe e siguri

Mos i humb

Kosovës i duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që të kemi paqe, stabilitet e siguri të qëndrueshëm, kështu ka thënë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një ligjëratë  para studentëve ndërkombëtarë në Austri.

Siç, shkruan Kurti, paqja, stabiliteti dhe siguria duhet të jenë konsekuenca të shtetit tonë të drejtë e demokratik, zhvillimor e social.

Kuri, gjithashtu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se para studentëve ndërkombëtarë ka shpalosur edhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje, me kërkesën e tyre.

“Vizioni i Lëvizjes Vetëvendosje për të ardhmen e Kosovës bazohet në shtyllat mbi të cilat u ngrit edhe Bashkimi Evropian, që janë ndërtimi i institucioneve dhe paqes përmes antifashizmit, i shtetit zhvillimor dhe drejtësisë sociale, si dhe NATO-ja si aleancë për siguri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë mbajta një prezantim para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Austria. Ata studionin të drejtat e njeriut në nivelin Master dhe ishin shumë të interesuar të mësonin më shumë rreth Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe programit tonë zhvillimor.

Unë iu shpjegova se vizioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e Kosovës bazohet në shtyllat mbi të cilat u ngrit edhe Bashkimi Evropian: ndërtimi i institucioneve dhe paqes përmes antifashizmit, i shtetit zhvillimor dhe drejtësisë sociale, si dhe NATO-ja si aleancë për siguri. Në këtë linjë, Kosovës i duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që të kemi paqe, stabilitet e siguri të qëndrueshëm. Paqja, stabiliteti dhe siguria duhet të jenë konsekuenca të shtetit tonë të drejtë e demokratik, zhvillimor e social. Me Fondin Sovran e Bankën Zhvillimore, me luftimin e krimit e të korrupsionit, me ndërlidhjen e arsimit me ekonominë, qeverisja e ardhshme nga Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta mundësojë e realizojë përparimin e gjithmbarshëm.

Pas prezantimit, bashkë me studentët diskutuam për shumë çështje, veçanërisht për konceptin e ‘vetëvendosjes’ dhe kuptimin e posaçëm progresist që merr në kontekstin e vendit tonë, në atë të rezistencës kundër shtypjes, mospranimit të shfrytëzimit dhe çlirimit nga kolonializmi. Si e tillë, vetëvendosja është demokratike, vjen prej poshtë e lind nga populli, dhe shpreh vullnetin e tij për barazi e liri, për drejtësi dhe zhvillim.

Uroj që studentët të kalojnë mirë gjatë vizitës së tyre në Kosovë, dhe, i falënderoj për një diskutim dhe bashkëbisedim të frytshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit