Macron: Britania do të kërkojë kohë shtesë për marrëveshjen

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Britania ndoshta do të kërkojë kohë shtesë nga BE-ja në lidhje me marrëveshjen për largimin (Brexit) që kryeministrja Theresa May arriti me Bashkimin Europian (BE), marrëveshje kjo e cila u refuzua në një votim të mbajtur mbrëmë në parlamentin britanik.

Në një takim në lagjen Grand Bourgtheroulde për të gjetur zgjidhje ndaj problemeve të shkaktuara nga “jelekët e verdhë”, Macron ka bërë disa deklarata në lidhje me refuzimin e marrëveshjes Brexit në parlamentin britanik.

Macron ka bërë të ditur se pas refuzimit mund të realizohen tre skenarë, ku i pari është anulimi i marrëveshjes Brexit, ndërsa sipas tij në këtë situatë britanikët do të jenë ata që do të humbin.

Ndërsa skenari i dytë, sipas Macron, do të jetë që Britania të parashtrojë kërkesa të reja në lidhje me marrëveshjen me BE-në, por se marrëveshja nuk mund të hapet më për negociata.

Në skenarin e tretë që sipas tij është marrëveshja më e mundshme që mund të realizohet, Macron pasi ka vënë në dukje se Britania do të kërkojë kohë shtesë nga BE-ja në lidhje me marrëveshjen tha se “Ndoshta ata do të hyjnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian për të gjetur diçka tjetër. Kjo krijon shumë pasiguri dhe shqetësim”

“Referendumi, u manipulua nga njerëz që prodhuan lajme të rreme nga jashtë”, tha ndër të tjera Macron duke bërë të ditur se pas votimit, presioni ndodhet në anën britanike.

Në votimin e zhvilluar në parlamentin britanik marrëveshja Brexit që kryeministrja britanike, Theresa May, e arriti me BE-në u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit