Kurti takon përfaqësuesit e Luginës, insiston që ata të jenë pjesë e dialogut

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Saihu dhe sekretarin e këtij Kuvendi, Avni Aliti.

I pari i VV-së ka deklaruar se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës  është e rëndë dhe se janë të shqetësuar para rifillimit të negociatave me Serbinë.

Kurti ka theksuar se në delegacionin për dialog duhet të jenë përfaqësuesit e Luginës.

Ju sjellim shkrimin e plotë të Kurtit dhe pa ndërhyrje.

U pajtuam që çfarëdo rifillimi i negociatave me Serbinë, mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk bazohet mbi marrëdhënie reciprociteti. Miratimi i Rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nuk përmenden fare të drejtat e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, reciprociteti me Serbinë si dhe mospërfshirja e asnjë përfaqësuesi nga këto tre komuna shqiptare nën Serbi në delegacion të bisedimeve, na bëjnë të brengosemi për përsëritjen e gabimeve të deritanishme dhe lënien e sërishme në harresë të këtyre qytetarëve shqiptarë.

Ne mbështesim, qëndrimin e z. Salihu që në përbërje të delegacionit të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që bisedimet të bëhen mbi baza të reciprocitetit dhe ku shtrohet çështja e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pasë parasysh Deklaratën e vitit 2006 të përfaqësuesve të Kuvendeve Komunale të të tre komunave si dhe referendumin e vitit 1992.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit