Kurti: Vendosim bazën për përkrahjen e industrisë vendase

Mos i humb

Qeveria e Kosovës, sot, në mbledhjen e parë për këtë vit, miratoi projektligjin për investime të qëndrueshme, përmes të cilit synohet të vendoset kornizë ligjore për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky projektligj vendos bazën për të përcaktuar dhe përkrahur industrinë vendore dhe punësimin e qëndrueshëm.

“Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e një kornize ligjore mbi parimet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, projektligji vendos bazën për të përcaktuar dhe për të përkrahur industrinë  vendore dhe punësimin e qëndrueshëm , gjithashtu parasheh fuqizimin e  rinisë dhe grave si dhe bashkëpunimin e thelluar me mërgatën.

Projektligji për investime të qëndrueshme mundëson zbatimin e një politike të qartë dhe të njehsuar për tërheqjen  dhe përkrahjen e investimeve duke sanuar të metat e thella të dy ligjeve të tanishme për investime”, tha Kurti.

Hajdari u shpreh se ky projektligj synon të nxitë zhvillimin ekonomik me orientim në prodhim dhe eksport

“Qëllimi i këtij projektligji për investimet e qëndrueshme synon të vendos një kornizë ligjore mbi parimet dhe mjetet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve dhe projektligji po ashtu parasheh parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshme, të drejtat dhe detyrimet e investitorëve për  caktimin e prioritete dhe lehtësirave shtetërore, shpalljen dhe zbatimin e projekteve për investimin strategjik, kompetencat e organeve përgjegjëse për investimet, eksportet, procedurat e kujdesit të investitorëve si dhe kompetencat për përkrahjen e zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë….

Synon të nxitë zhvillimin ekonomik me orientim në prodhim dhe eksport…. po ashtu vendos bazën për të përkrahur ngritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve  dhe industrisë vendore dhe i shërben po ashtu zbatimit të nenit 119 të Kushtetutës që parasheh detyrimin e shtetit për të mbrojtur lirinë e ndërmarrësisë për tu dhënë të drejta të barabartë investitorëve të huaj dhe vendor si dhe për të mbështetur  mirëqenien e qytetarëve përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, tha Hajdari.

Gjatë kësaj mbledhjeje të ekzekutivit, e cila është e para për vitin 2023, u miratua edhe Projektligji për parqet industriale dhe teknologjike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit