Kancelari austriak Sebastian Kurz u zotua për një Bashkim Europian më të unifikuar dhe më të fokusuar me një administratë më të vogël në Bruksel.
Ai, në një fjalim në Ëachau, në Forumin Europian të mbajtur në manastirin Goettweig, theksoi se mjedisi politik i BE-së është bërë më i vështirë, referuar sjelljes së Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Turqisë, por dhe luftës në Siri.
“Përveç kësaj, Bashkimi Europian po përballet gjithashtu me problemin e tejkalimit të valës së refugjatëve”, tha Kurz, duke shtuar se se dëshiron që BE të jetë e para, dhe më kryesorja e fortë dhe vetëbesuese.
“Ne kemi nevojë për një BE të re”, tha ai, duke këmbëngulur në nevojën për reforma.
Partnerët në BE, tha ai, duhet të jenë në të njëjtin nivel përfaqsimi dhe nuk duhet të ketë ndarje të rendit të parë dhe të dytë.
Ai premtoi të shfuqizojë sistemin e dy vendeve të Parlamentit Europian, si dhe një administratë më të vogël në Bruksel.
Ai përsëriti gjithashtu se qëllimi është për të rritur mbrojtjen e kufijve të jashtëm, duke shtuar se duhet të krijojnë një situatë të tillë që emigrantët të mos marrin rrugën drejt Europës. /tesheshi.com/


