Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialogun me Serbinë

Mos i humb

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se, Kosova nuk është palë bllokuese apo destruktive në dialogun me Serbinë.

Sipas saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe vartësit e tij të përfshirë në dialog, insistojnë për dinamizim të këtij procesi.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, në ketë rast kryeministri dhe vartësit e tij që janë pjesë aktive e dialogut mes Kosovës dhe Serbinë, në asnjë mënyrë jo që nuk bllokojnë por insistojnë në dinamizim të takimeve në dialog, natyrisht me rezultatin konkret i cili pritet nga të gjithë, normalizimi i plotë i raporteve në mes të dy vendeve, njohja e ndërsjellë dhe natyrisht zbatimi i marrëveshjes finale për te cilën po diskutohet”, ka thënë ajo pas mbledhjes së kryesisë e cila dështoi të zhvillohet për shkak të mungesës së kuorumit.Sipas shefes së deputetëve të shumicës parlamentare, Kosova nuk është palë destruktive në këtë proces.

“Nëse qëllimi i të gjithave palëve është për një rajon stabil, për Kosovë të pavarur dhe të përparuar atëherë ne në asnjë pikë nuk dallojmë mes përfaqësuesve pesëshes që ishte në Prishtinë dhe qëllimeve dhe përpjekjeve të qeverisë së Republikës së Kosovës, mund të kemi dallime në zbatimin e pikave të dakorduara megjithatë qasja e kryeministrit është që Kosova vetëm si shtet i pavarur dhe natyrisht me komplementaritetin e plotë te gjitha elementeve të shtetësisë mund të funksionojë tutje në raport edhe me marrëveshjet e mëhershme, prandaj nëse aty ka pasur qasje te ndryshme atëherë është çështje me të cilën mund të punohet por assesi Kosova nuk është palë bllokues ose institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë pala destruktive në këtë proces. Dihet pse jemi në këtë proces, dihet pse kemi ardhur deri këtu dhe dihet kush është fajtori i ngjarjeve në fundshekullin e kaluar në Ballkan përfshirë edhe Kosovën”, ka shtuar Kusari-Lila

Ajo ka shtuar se dihet kush është fajtori i ngjarjeve të fundshekullit të kaluar në Ballkan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit