
Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ka thënë se miratimi i paketës anti-shpifje në Shqipëri nënkupton ndryshimin e dy ligjeve, një që ka të bëjë me media audiovizive dhe ato elektronike.
Ajo thotë se përmes këtij ligji mund të gjobitën e po ashtu të mbyllen mediat online.
Kusari në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me këto ndryshime ligjore kryeministri Rama kompetencën e gjykatave ja ka deleguar një institucioni publik anëtarët e se cilit i zgjedh vetë përmes parlamentit.
“Partia Socialiste i kontrollon shumicën e televizioneve përmes reklamave e kontratave. Me televizione ai nuk ka problem, problem ka me media online të cilat janë duke prodhuar gazetari tepër të mirë investigive”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se që nga viti i kaluar Rama ka vendosur se si t’i kontrollojë mediat, por se sipas saj, atëherë ka pasur reagim shumë të ashpër ndërkombëtarë dhe kjo e patë ndalur.
“Draft-ligjet e qeverisë nuk kanë qenë asnjëherë të qasshme për publikun. Në shtator kur ndodhi tërmeti, është e vërtetë që ka pasur lajme që kanë pasur impakt”, ka thënë ajo.
Sipas saj, mediat rregullohen në dy forma, radiot dhe televizionet rregullohen nga shteti, mediat online rregullojnë vetveten dhe është një mekanizëm shumë efikas.
“Ka shtete që vetërregullimi është shumë profesional. Arsyetimi i Ramës është pse duhet të pres 5 vjet kur mund ta mbyll portalin brenda 6 orëve dhe ta heq shkrimin”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se do të rregullohet një këshill brenda AMA-s se çfarë është gazetari e mirë. Që i bie se një medium i cili ka së paku 20 mijë euro buxhet, sado i mirë që është me tri gjoba mbyllet.
Ajo thotë se nëse hyn në fuqi ligji nuk e di se si do të funksionojnë mediat online. Kusari thotë se ligj i tillë nuk ekziston askund në botë.
Sipas saj, Shqipëria nga aktivizmi dhe shoqëria civile janë shumë larg madje edhe Kosovës.
“Kësaj here, në protestë ishin qindra njerëz dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Rreth 17 organizata lokale u bënë bashkë dhe reaguan. Komuniteti ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet që merren me të drejtat e njeriut, kanë reaguar”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se ishte për t’u çuditur se si pikërisht në kohën kur u hapen negociatat, një vendim i tillë është marrë. Duke folur për votimin e ligjit i cili mori mbi 80 vota, ajo thotë se aq sa ka faj pozita, ka edhe opozita.


