Kush po e pengon integrimin e Kosovës në BE, flet Kurti?

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot tryezën “Shqiptarët dhe integrimi europian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se kjo tryezë është organizuar për diskutimin e çështjes shqiptare në të drejtën e integrimit evropian.

Sipas tij integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian nuk po e pengon Serbia por pesë shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nuk është Serbia ajo që po e pengon integrimin në Bashkimin Europian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendin tonë e që po e pengojnë integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane. Me ç’rast ne nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori në këtë moment. Duhet të punojnë më shumë me Greqinë e Spanjën. Derisa mund të themi se anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova”, tha Kurti.

Ndërsa, Profesor Mazllum Baraliu tha se shqiptarët edhe në shekullin 21 vazhdojnë të jenë të defaktorizuar dhe të parëndësishëm për BE-në.

“Në lojëra të rrezikshme gjeopolitike krijohet përshtypja se Europa ende vazhdon të jetë jo sa duhet e vetëdijshme për konsolidimin dhe faktorizimin e çështjes shqiptare. Shqiptarët vazhdojnë të mbesin të defaktorizuar dhe të parëndësishëm për BE. Duhet të krijohet një strategji gjithëkombëtare për konsolidim si komb shqiptar. Integrimet të bëhen brenda strukturës së brendshme shqiptare dhe pastaj ato rajonale e evropiane”, tha Baraliu./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit