Kushtetuesja/ Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, në pritje të një zgjidhjeje për “kaosin” e krijuar

Mos i humb

Parlamenti sot pritet të mblidhet në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme.  Ky vendim u mor ditën e djeshme menjëherë pasi presidenti, Ilir Meta, dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese solli edhe njëherë përplasje të forta mes institucioneve shtetërore, sidomos mes KED dhe Presidencës. Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e presidencës. Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi  dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatës Kushtetuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit