Kuvajt, burg për 68 persona përfshirë deputetë për ngjarjet në Parlament

Mos i humb

Gjykata në Kuvajt ka dënuar 68 aktivistë opozitarë në mesin e të cilëve ka deputetë dhe ish-deputetë, të cilëve u ka shqiptuar dënimin me burg në kohëzgjatje prej një deri në pesë vjet për hyrjen me forcë në ndërtesën e Parlamentit në vitin 2011.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda gjykatës, të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë për AA se të dënuarit mund të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Kasacionit, që është instanca më e lartë e Apelit.

Në vitin 2013 Gjykata Penale liroi të gjithë të pandehurit, megjithatë më vonë Prokuroria Publike sfidoi vendimin duke e ankimuar në Gjykatën e Apelit. Si rrjedhojë, e njëjta gjykatë dënoi dy deputetët Walid al-Tabtabain dhe Jamaan al-Harbash, me nga pesë vjet burg secili.

Ish-deputetët, Musallam al-Barrak, Faisal al-Maslam, Mubarak al-Waalan, Khalid al-Tahoos, Salem al-Namlan dhe Fahd al-Khanna u dënuan me të njëjtën masë ndëshkuese.

Deputetët u akuzuan se “i kanë rezistuar personelit të sigurisë” dhe se “kanë pushtuar pronën publike me qëllim të kryerjes së një krimi”. Në nëntor të vitit 2011, nëntë deputetë opozitarë, bashkë me dhjetëra përkrahës të tyre, u futën me forcë në Parlamentin e Kuvajtit për të protestuar kundër asaj të cilën e quajtën “situatë të përkeqësuar politike”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit