Turqia arreston 9 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Mos i humb

Burimet policore njoftojnë se të paktën 9 shtetas të huaj u arrestuan në kryeqytetin e Turqisë për shkak të dyshimeve për lidhje me grupin terrorist DEASH (AA).

Burimet, që kërkojnë të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për prononcim në media, thonë se prokurorët lëshuan urdhërarreste për 10 shtetas të huaj që dyshohet se ishin në kontakt me anëtarët e grupit terrorist në zonat e konfliktit.

Burimet gjithashtu thonë se policia kreu operacione të njëkohshme për të kapur 10 të dyshuarit, përfshirë nëntë shtetas të Irakut.

Turqia në vitin 2013 e njohu DEASH-in si grup terrorist. Që atëherë, vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.

Si kundërpërgjigje, Turqia ka filluar operacione ushtarake dhe policore brenda vendit dhe jashtë saj për të parandaluar sulmet terroriste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit