Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit politike, siç ishte dhe Kuvendi Kombëtar i PD-së që u mbajt ditën e shtunë, gazetarët e pyetën Ballën për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit të PD-së.

Socialisti nuk pranoi që të komentonte për një fierak.  “Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri, ndaj dhe nuk mund të bëjë koment për fierakët.”, tha ai.

“Duam t’i urojme gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë Shqipërisë gëzuar Fitër Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’u kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përçon gjithmonë është sa më shume paqtim dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin. Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për t’u kujdesur për ata që janë në nevojë dhe më paqtim. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë sëbashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë te dashur. Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në çdo familje.”, tha Balla.