Një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, bën copa stacionin, tjetri ra në Lanë

Mos i humb

Pas autobusit të linjës së “Unazës së Re” i cili ra në Lanë të premten e 29 prillit, një tjetër urban është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë.

Autobusi i linjës “Qyteti Studenti- Jordan Misja” është përplasur në  kabinën e stacionit ku presin pasagjerët para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në bulevardin “Zogu I”.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket se xhami i përparmë i autobusit është thyer. Është thyer gjithashtu edhe xhami i stacionit.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit