Kuvendi mban seancë më 16 prill, pesë interpelanca të kryeministrit Haradinajt

Mos i humb

Deputeti i Grupit të Pavarur, Dardan Sejdiu, pas mbledhjes së Krzesisë së Kuvendit bëri të ditur se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet me 16 Prill, ku përveç pikave të tjera në rend dite janë edhe pesë interpelanca.

Sejdiu  është shprehur i lumtur se përmes interpelancës do të trajtohet në Kuvend , rasti i Country Global.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të reja Sejdiu, ka thënë se nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

“ Seanca e radhës do të mbahet me 16 prill të mbahet dhe do trajtohen afër 26 pika, ndër to edhe pesë  interpelanca. Jami lumtur që interpelenca me Countur Global do ta trajtojmë në Kuvend, kjo çështje deri më tani nuk është shpërfaq në mënyrën si duhet. Në asnjë moment nuk sjell ndonjë dobi për konsumatorin, apo për stabilitetin energjetik”,  tha Sejdiu.

“Nuk kemi asnjë lëvizje sa i përket iniciativës që siguron të bëjmë hap për diskutimet për qeverinë dhe të ardhmen e saj, konteksti i krijuar pas arrestimi i Gjuriqit është kontekst që vije nga kërcënimi i Listës Serbe për tërheqje na qeveria. Kur është themeluar kjo qeveri kemi thënë jeni peng i vendimeve të Vuçiqit, nëse kemi qenë kundër për krijimin e qeverisë, nuk duhet të jemi instrument i Vuçiqit në punët tona”, është shprehur Sejdiu, raporton Kosova Post.

Ai ka shpërfaqur qëndrimin e grupit të tij për qeverisjen aktuale duke theksuar se kjo qeveri duhet të punojë në trajtimin e temave që rregullojnëmirëqenien e qytetarëve.

“Ne si grup mendojmë që qeverisja tani nuk është duke trajtuar tema të rëndësishme që nuk rregullojnë mirëqenien e qytetarëve. Ne jemi të interesuar me anë të kuvendit dhe me iniciativa  për ndryshim të formatit të qeverisë të jetë fituese, nuk kemi situatë për të fol për gjendje të jashtëzakonshme të zgjedhjeve”, tha Sejdiu.

Ndërsa sa i përket se kush është propozuesi për ligjin për referendum LVV apo GDP-ja , Sejdiu tha se e rëndësishme është se po procedohet. Projektligji për referndum është ecje përpara, kush do që e procedon qoftë na ose LVV-ja është e mirë për vendin, është i domosdoshëm për vendin tonë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit